
Albinin mos e kritikoni për krizën energjetike
18 dhjetor 2021
| 18:48
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se Albin Kurtin nuk duhet kritikuar për krizën energjetike.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se tri shtylla të shtetit i ka shkatërruar opozita aktuale.
“Albinin mos e kritikoni për krizën energjetike. Albini ka një milion temë meta. Ai ka bërë, dhe çdo ditë bënë gabime. Ama tri shtylla të shtetit i ka shkatërruar opozita aktuale: 1. Shëndetësinë; 2. Arsimin; 3. Sistemin e drejtësisë. Fukarallekun poashtu e kemi dhuratë nga e kaluara. Po të kishim shtresë të mesme, ndryshe do të dukej jeta”, ka shkruar Zeka.