
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala propozohen për nënkryetarë të Kuvendit
26 gusht 2025
| 14:16
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ajo e PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputeti i LDK-së, Kujtim Shala janë propozuar për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë se tri partitë më të mëdha shqiptare janë pajtuar për t’i votuar tre nënkryetarët në pako.
Kujtojmë se Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit me 73 vota për.