
Alcaceri nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Villarrealin
31 janar 2020
| 12:59
Paco Alcacer është prezantuar në skuadrën e Villarrealit. Sulmuesi ka firmosur për skuadrën spanjolle deri në vitin 2025, kurse “Nëndetësja e verdhë” i pagojë Borussia Dortmundit 23 milionë euro.
26-vjeçari ka luajtur edhe për Valencian, Getafën dhe Barcelonë. Ndërsa për Kombëtaren e Spanjës është paraqitur në 20 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.
/Epoka e re/