ALI AHMETI DO TË MBAJË FJALIM HISTORIK NË PRISHTINË

03 gusht 2025 | 19:31

Më 7 Gusht 2025, në ora 17:00, në Sheshin Skenderbeu në Prishtinë, do të mbajë fjalim Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!

Në Kryeqytetin e Kosovës, për herë të parë, do të mbajë fjalim njëri nga bijtë më të mëdhenj të shqiptarisë!

Ali Ahmeti, shqiptari më besnik i truallit të Arbërit, i cili ka dhënë prova pa fund, të dashurisë epike e biblike ndaj popullit, Atdheut dhe Kombit, do të mbajë fjalim në Prishtinë!

Populli shqiptar i Kosovës, brenda Shqipërisë natyrale e jashtë Saj kudo që gjendet nëpër botë, më 7 Gusht 2025, do të ketë rast të dëgjojë një nga fjalimet më të mëdha, që janë mbajtur ndonjëherë në Prishtinë, që nga vitit 1981 kur Hydajet Hyseni mbajti fjalim historik para Komitetit të Krahinës të tististëve jugosllav, e deri në ditët e sotme!

Vjen në Kosovë, për të mbajtur fjalim në Prishtinë, lideri studentor i vitit kthesë dhe pjesmarrësi i demonstratave të përgjakshme të Pranverës së Kuqe e lavdishme të vitit të madh 1981!

Vjen në Prishtinë për të mbatur fjalim Ali Ahmeti njëri prej ilegalëve më të famshëm të aktivitetit atdhetar politiko-patriotik, drejtuesi i lartë i Degës Jashtë Vendit të Lëvizjes Popullore të Kosovës!

Vjen në Prishtinë për të mbajtur fjalim Ali Ahmeti, njëri nga themeluesit dhe emërtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Vjen në Kosovë për të mbajtur fjalim njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e Kryekomandant i Shtabit të Përgjithshëm të Saj!
Vjen në Kosovë për të mbajtur fjalim Ali Ahmeti, themeluesi dhe Kryetari historik i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim!

Populli i Kryeqytetit dhe i gjithë Kosovës, më 7 Gusht 2025, do ta dëgjojë njërin prej fjalimeve më të mëdha, të mbajtura ndonjëherë në historinë e re të Kosovës së lirë e të pavaruar!

Udhëheqësi i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, në Prishtinë do të shkëlqejë me retorikën e Tij brilante, me fuqinë magjepse që përmban çdo fjalë e Tij, që do ta thotë përpara pjesmarrrsve me mijëra përballë Tij!
Me fjalimin e Tij Ali Ahmeti do të knaqë e do të ngrohë çdo zemër shqiptare, çdo patriot e atdhetar, do të nderojë aleatët e miqtë tanë kudo që janë dhe do të tmerrojë armiqtë e shqipes dhe aleatët e tyre!

Fjalimi i Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, do të jetë homazh i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë në historinë e fjalimeve që janë mbajtur në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në nderim të gjakut të derdhur të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, të luftës së drejtë historike dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Mirësevjen në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, i madhi i përjetshëm, Abaz Gjuka i luftës për lirinë dhe çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama më 17 Dhjetor 2024 të ka ftuar në Prishtinë, dhe ta ka dhënë Çelsin e Kryeqytetit të Kosovës!
Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, të kanë ftuar më 7 Gusht 2025 në Prishtinë, dhe Kryeqyteti i Kosovës të pret krahëhapur për të mbajtur fjalimin historik, të cilin memoria e kombit do ta mbajë si thesarin e fjalimeve më të mëdha të liderëve të lavdishëm të kombit!

Fjalimi i Ali Ahmetit në Prishtinë do të nderojë çdo pjestar të kombit shqiptar kudo që jeton e vepron!

Fjalimi i Ali Ahmetit në Prishtinë do të dëgjohet e do të lexohet nga mijëra e miliona shqiptar anë e kend globit!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 3 Gusht 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se…