
ALI AHMETI, FJALIM NË 24 VJETORIN E MARRËVESHJES PAQËSORE TË OHRIT
Të dashur përfaqësues të të gjitha subjekteve politike në Aleancën kombëtare për Integrim – Besëlidhja,
Funksionarë,
Deputetë,
Përfaqësues,
Ambasadori i Shqiptërisë,
Përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës.
Sot është një ditë e veçantë, që sigurisht në atë paraqitje të shkurtër që bë në fillim të hapjes së këtij përvjetori, përshkruheshte shumëçka.
Se si me helmeta u merreshte jeta shqiptarëve vetëm e vetëm se kërkonin simbolin e tyre kombëtar – flamurin.
Me plumb merreshte jeta e Abdylselamit siç tha Rektori i parë, shqiptarët kërkojnë laps për të mësuar, kërkojnë fletore e libra, jo pushkë e topa.
Nuk mësuan, por treguan krenari se janë të fortë, se ato i vrasin shqiptarët.
“Shqiptarët janë ardhacakë, si mund të kërkojnë në vend të huaj simbolet e tyre, gjuhën, universitetet.
Jemi të fortë, shkrepim plumba.”
Luftën e nisën ata, që nuk ishin në gjendje të ulen bashkë me shqiptarët për të përcaktuar fatet e përbashkëta, pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Për fat të keq nuk mësuan se si u shpërbë Jugosllavia.
Edhe Millosheviçi për doktrinë kishte Çubrilloviçin, se aty ku është një serb është tokë serbe dhe ç’ndodhi?
E tërë ajo perandori jugosllave përfundoi si një barakë prej kashte.
Nuk nxorën asnjë mësim nga këto punë të mbrapshta e gjakatare, se nuk mund të fitosh mbi një popull që kërkon liri, që kërkon demokraci, që kërkon të jetë i barabartë dhe koha dëshmoi se nuk fituan mbi ne forcat barbare që lëvizën me tankse, avionë ushtarakë e helikopterë sepse me ne ishte populli, i tërë populli ishte.
Nëse ju më të moshuar që jeni e mbani mend një kryetitull të madh në gazetën Koha që ishte.
“Të gjithë kundër UÇK-së, vetëm populli me UÇK-në”, kështu ishte titulli.
Marrëveshja u arrit.
Sigurisht që nuk ka Marrëveshje që i kënaq palët, dhe ne të pakënaqur të dyjat palët jemi nda, edhe maqedonasit edhe shqiptarët.
Por, Marrëveshja ishte dokument tepër i rëndësishëm, ndërpreu luftën, i hapi rrugë dialogimit, paqes, por jo të zvaritet.
Por jo të ngriten si hienat për ta rënuar këtë marrëveshje siç tha zoti Sela, për zhbërë, apo Bujar Osmani që po përgatitet gozhda e fundit për arkivolin e marrëveshjes së Ohrit t’ia vendosin.
Nuk duhet të harrojnë bashkëqytetarët tanë, në veçanti përfaqësuesit e tyre se ky shtet mbahet gjallë me frymë e në këmbë bashkë vetëm me shqiptarët si komunitet më i madh dhe i dyti në vend.
Pa shqiptarët nuk mund të ketë shtet stabil, të qëndrueshëm dhe me një perspektivë që mund të ndërtojë të ardhme. Sigurisht që edhe komunitetet tjera kanë vendin e tyre, por përgjegjësinë morale e kombëtare e kanë dy komunitetet më të mëdha.
Me vazalë sipas teorisë dhe elaboratit të Çubrilloviçit nuk mbahet dhe nuk qeveriset shteti.
Me argatë e hyzmeqarë vetëm që e lëndon dhe e gërvishtë, dhe nuk i bën mirë shëndetit të shtetit.
Ne jemi për paqe, ne jemi për dialog.
Por jo të poshtëruar e të nënçmuar.
Sot ne me Aleancë kombëtare për integrim nuk kemi bërë më shumë se sa një përcaktim dhe një Besëlidhje që kemi bërë në Prizren me dy burra, Arbën Xhaferin dhe Imer Imerin.
Në përkrahje të Platformës kombëtare, në përkrahje të të gjitha komuniteteve të persekutuara po aq sa shqiptarët, dhe luftën tonë e përkrahën edhe komuniteti turk, boshnjak, rom, kemi patur ushtarë dhe ne s’kemi çka i falënderojmë se edhe ata kanë luftuar për të drejtat e veta.
Ne do vazhdojmë të realizojmë amanetin, jo vetëm të ushtarëve të UÇK-së, familjeve të tyre.
Jo vetëm amanetin e të plagosurve, invalidëve, por edhe amanetin e Rilindjes kombëtare e të gjeneratave të tëra që kanë sakrifikuar për liri, për drejtësi, për barazi dhe do ecim përpara, do vazhdojmë të punojmë të gjithë bashkërisht duke dhënë një porosi për udhëheqësit politik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Mos bëhen bashkë me Platforma kundër shqiptarëve, se i bëjnë mirë kombit të vet. Se ne si shqiptarë nuk ka kush na kthen pas, ne si shqiptarë nuk ka kush që mund të na e heq dhe të na zhbëjë flamurin tonë kombëtar, universitetet tona, përfaqësimin tonë, gjuhën tonë, pavarësisht sa gjykata kushtetuese mund të kenë këtu, mos bëjnë shembullin e keq të Millosheviçit që hoqi, abrogoj autonominë e Kosovës dhe i dha dërmën dhe vet Serbisë e tërë Jugosllavisë.
Këto janë praktika të gabuara dhe të provuara më herët, prandaj të gjithë kanë përgjegjësi si VMRO, si LSDM, jo të nxisin ashtu siç dëgjoj unë në mediumet në gjuhën maqedonase, nga gjashtë e mengjësit e deri në nëntë të mbrëmjes, politika anti-shqiptare, se shqiptarët duhet të shkojnë në Shqiptëri për gjuhën shqipe nëse duan ta flasin.
Shqiptarët duhet të shpërngulen nga Kosova, sepse dhunshëm janë vendos këtu.
Pse turqit në Gjermani nuk e kërkojnë turqishten, pse arabët në Algjir nuk e kërkojnë arabishten.
Këto janë çmenduri. Këto kanë përgjegjësi ta edukojnë popullin e vet dhe ta edukojnë dhe t’u tregojnë se kjo tokë e shenjtë është e shqiptarëve të lashtë dhe është e larë me gjak, historikisht.
Të nderuar,
Ne kërkojmë t’i heqim zëvendësimet që dikur na akuzonin ne Lëvizjen studentore për separatistë, iredentistë, sot i kanë zëvendësuar se ne jemi të korruptuar, të kriminalizuar, asgjë më tepër s’kanë bërë se sa një zëvendësim nga 81shi në këtë periudhë.
Ejani të bëjmë Veting nëse janë burra dhe politikanë të ndershëm.
Ejani të hapim për çdo funksionar, si u bë pasuria e shtetit, si u bë pasuria e shtetit, të gjithë e morën maqedonasit pasurinë e shtetit.
Funksionarë kërthizë më vete e morën pasurinë e shtetit.
Pse nuk kanë guxim të hapet ky hetim, por shkojnë e ledhatojnë puthadorë te shqiptarët.
S’është e mirë kjo për maqedonasit.
Nuk i nderon kjo maqedonasit, as shtetin. Pavarësisht se sa ledhatime e këndime do u bëjnë, s’ka kush e mund Aleancën kombëtare, s’ka kush e mund Frontin, s’ka kush i mund shqiptarët.
Sepse shqiptarët janë ndërgjegjësuar, janë të vetëdijshëm për statusin e vet shtetformues në këtë vend dhe ne jemi dalzotës.
Rrofshi e qofshi,
Lavdi të gjithë të rënëve për liri.
Falemnderit shumë dhe në përvjetorin e çerek-shekullit, të jemi sa më të bashkuar, fitimtarë dhe të pamposhtur.
Ali Ahmeti,
Shkup, 13 Gusht 2025!