ALI AHMETI KA MBIJETUAR NË KATËR ATENTATE

12 maj 2025 | 09:59


Ismet Sylejmani,

Atentati i tretë, i 12 Majit në vitin e Pavarësisë së Kosovës më 2008, ishte më i rëndi, më klasiku, më vrasësi!

Në historinë e popullit shqiptar, ka pasë shumë atentae, që atëherë kur është tentuar të vritej Skenderbeu pas muajit të mjaltit në Kalanë e Qytetit të Beratit rrugës për në Krujë, e të tjara atentate e vrasje në kohëra e periudha të ndryshme, kundër udhëheqësve e drejtuesve të mëdhenj e të ndryshëm popullor, kombëtar e ushtarak të Shqipërisë brenda e jashtë kufinjëve politik të saj!

Që nga viti 2008 e nga 12 Maji i atij viti, kanë kaluar vite të tëra, dhe që nga ajo kohë e deri më sot, janë bërë plot 17 vjet, prej kur projektuesit e ndaljes së jetës njerëzore me plumb, me pritë, me pusi, dështuan me turp, atëherë kur deshën ta vrisnin Udhëheqësin e madh të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmetin!

Ishte shumë i kobshëm e shumë trishtues lajmi se është bërë atentat ndaj Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti!

Ali Ahmeti, është njëri nga Ata bijë e udhëheqës, kundër të cilit armiqt dhe tradhëtarët, jo njëherë i zunë pritë dhe derdhën flakë e barot, plumba e zjarr, për ta vrarë e për ta asgjësuar, dhe njëherë e përgjithmonë, ta hiqnin qafe, por nuk ia arritën dot e nuk do të ia arrijnë kurrë, sepse koha po dëshmon se të mëdhenjtë e truallit të Arbërit, ashtu sikur është edhe i madhi Ali Ahmeti, janë të pakapshëm, janë vazhdues besnik misionesh, betejash e luftërash, janë stoik, janë të patundur e të pathyeshëm, edhe atëherë kur të tjerët ua dëshirojnë fundin dhe tentojnë dhunshëm t’ua ndalin orën e jetës!

Të gjithë duhet ta dijnë se atentatet ndaj Ali Ahmetit, janë këto:
1. Në Selinë e Bashkimit Demokrtaik për Integrim në Tetovë në vitin 2001!
2. Në Sheshin Skenderbe në Shkup, goditet me predhë snajperi në veturë më 17 Shkurt 2008!
3. Mbi Bogovinë në fshatin Rakovec me rafale e breshëri plumbash më 12 Maj 2008, dhe
4. Në Qytetin e Kumanovës, në rastin Limani, në vitin 2017!

Kaloi më shmë se një dekadë e gjysmë kur armiqtë dhe kundërshtarët kombëtar e politik të Tij të shumtë, i zunë pusinë më klasike, dhe dëshiruan ta vrisnin, e ta ndalnin dhunshëm hapin e Tij gjigant, por fatëmirësisht dështuan!

Koha po tregon qartë, se Ali Ahmeti, ky burrë i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit, jo vetëm me Ushtrinë e Tij Çlirimtare Kombëtare, që e ka çliruar popullin shqiptar nga dhuna dhe padrejtësitë e shumta me vite që i ishin bërë në Maqedoninë e Veriut, por edhe me Partinë e Tij Bashkimi Demokratik për Integrim, po vazhdon, të drejtojë me suksese të mëdha, e po marshon përpra, pa ndalur, prandaj edhe i organizuan atentatin atëherë, ngase i ka penguar dhe vazhdon t’u pengojë fuqia e prezencës së Tij fizike dhe donin që ta vrisnin e ta hiqnin qafe e para kohe nga projektet e mëdha kombëtare që po realizonte, dhe pas dështimit të atentatit me snajper me shurdhues më 17 Shkurt 2008, në Sheshin Skenderbej në Shkup, me snajper shurdhues, në ditën kur Shpallej Pavarësia e Kosovës, pasoi më 12 Maj, atentati klasik, në pritë, i cili erdhi disa muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dhe është një argument më shumë se sa u ka penguar dhe sa vazhdon t’u pengojë prezenca e Tij fizike!

Kur armiqëve dhe tradhëtarëve nuk ju mbetet rrugë tjetër pos të fillojnë të bëjnë plane për të të vrarë, por edhe e kur e shohin se populli të dashuron, edhe të ruan e të don si sytë ballit, atëherë është dëshmuar se ska fuqi, që të heqë nga rruga në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit!
Në këtë postulat e ka të vendosur fatin e Tij Lideri i Kombit Ali Ahmeti!

Populli shqiptar, Atdheu e Kombi ynë në Maqedoninë e Veriut, hap pas hapi, i sigurtë dhe me vendosmëri të madhe, nën udhëheqjen e Udhëheqësit të tij Ali Ahmeti, ka bërë përprime e arritje të mëdha, dhe po shënon e do të shënojë suksese të pandërprera!

Maqedonia e Veriut në përgjithësi dhe populli, Atdheu e Kombi shqiptar në veçanti, që prej vitit 2001, pra që pas përfundimit të luftës së UÇK-së e pas arritjes së Marrveshjes së Ohrit, dhe deri më sot, në përvjetorin e 17-të të atentatit klasik kundër Ali Ahmetit, duhet të jetë shumë e lumtur që nuk ia kanë arritur me ia vrarë Udhëheqësin e saj, sepse për të gjallë të Tij e nën udhëheqjen e Tij, ka shënuar dhe do të shënojë suksese edhe shumë më të mëdha!

Ali Ahmeti nuk vritet, Atë nuk mund ta vrasë askush, Atë e do populli, e do Atdheu, e do Kombi dhe e do Zoti!

Prishtinë, 12 Maj 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…