Ali Ahmeti kërkon votën e Malësisë së Tetovës për Teuta Arifin

06 tetor 2021 | 12:54

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në një tubim elektoral me banorët e Malësisë së Tetovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Ai ka kërkuar votën për Teuta Arifin edhe për një mandat në krye të Komunës së Tetovës.

“Malësia e Tetovës është shtylla kurrizore e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe paraqet pikënisjen e ndryshimeve të mëdha për shqiptarët”.

“Malësia e Tetovës me Teutën ka bërë revolucion në skenën politike shqiptare në vendin tonë. Tetova e meriton Teutën duke vendosur shembull për të gjitha komunat tjera. Zgjidh jetë, voto blertë. Rretho numrin 3, voto Teuta Arifin”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Muharremi Fëmijët janë artistë, krijimet e tyre momentale janë…