ALI AHMETI NË FJALIMINE TIJ NË TUBIMIN NË MBROTJE TË UÇK-SË NË SHKUP, I PËRMENDI 13 PERSONALITETE KOMBËTARE, NDËRKOMBËTARE DHE PUSHTUESE
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, në fjalimin e Tij në mbrojtje të UÇK-së në Hagë, i përmendi 13 personalitete kombëtare e ndërkombëtare, por edhe pushtuese serbe!
Në fjalimin e madh dhe historik të Liderit të Kombit Ali Ahmeti, kanë zënë vend dhe janë përmendur Kryeheroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hasan Prishtina, Pjeter Bogdani, Nexhat Agolli, Wesley Clark, Christopher Hill, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Josif Bageri, Nikolla Pashiqi dhe Sllobodan Millosheviqi!
Fjalimi i Ali Ahmetit në Sheshin Skenderbe në Shkup, pas atij të mbajtur në Sheshin Skenderbe në Prishtinë dhe në Sheshin Skenderbe në Tiranë, është nga më të fuqishmit dhe nga më gjithë pëfshirësit!
Oratori kombëtar, truri i retorikës brilante politiko-ushtarake, drejtuesi i lartë i LPK-së, ilegali i madh i luftës për liri e pavarësi të Kosovës, njëri nga themeluesit e UÇK-së të Kosovës, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Kombëtare, qëndron vertikalisht në ballë të proceseve kombëtare dhe drejton me kompetencë, profesionalizëm dhe dashuri skenderbegiane evenimentet ku nderohet e kaluara, mbrohet e tashmja dhe projektohet e ardhmja!
Prishtinë, 17 Dhjetor 2025!




