ALI AHMETI SKËNDERBEU MODERN, SOT NË ORA 13:00 MBAN FJALIM HISTORIK PËR UÇK NË SHESHIN SKËNDERBE NE SHKUP

13 dhjetor 2025 | 08:31


Ismet Sylejmani

13 Dhjetori i vitit 2025, do të mbahet mend gjatë dhe shënon momentin e madh të fjalimit të tretë historik të Liderit të Kombit Ali Ahmeti për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas Prishtinës e Tiranës, që do të mbahet sot në Shkup!

Ilegali,Komandanti e Udhëheqësi lavdimadh, Skenderbeu modern i vendit të shqipeve Ali Ahmeti, do të mbaj fjalim të padëgjuar në Sheshin Skënderbe në Shkup, aty te murali i famshëm, ku afër Tij do të jenë pararendësit dhe simbolet e mëdha të UÇK-së, Heronjtë e Kombit Jusuf Gërvalla, Rexhep Mala, Adem Jashari,Fehmi Lladrovci, Xheva Krasniqi-Lladrovci,Afrim Zhitia, Tahir Sinani e të tjerë…
Themeluesi dhe emertuesi i UÇK-së Ali Ahmeti, e ka për obligim që me retorikën e Tij brilante, të mbajë orë të historisë, të tokës së qullur me gjak lirie e të qiellit shqiptar ku fluturojnë të lira shqiponjat dhe ta dridhë nga themelet Shkupin, Kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut!

Oratori magjeps i Kombit, djali besnik i Atdheut dhe Udhëheqësi i famshëm i popullit shqiptar Ali Ahmeti, me paraqitjen e Tij historike, jam thellë i bindur se do ta përsërisë patriotin e madh të Dangëllisë Abdyl Frashërin që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit shkëlqeu, por do ta përsërisë edhe Tribunin e Kombit Ramiz Cernicën që i tha jo Serbisë e po Nanë Shqipërisë!
Truri i Kombit Ali Ahmeti, do të dëshmojë me fakte e do t’i dërgojë mesazhe të qarta miqve e armiqve, aleatëve e kundërshtarëve, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të cilën e themeloi dhe e emërtoi, ishte dhe mbetet dalëzotsja më e madhe e fateve të pushtuara shqiptare!
Katallogu i paraqitjeve të Tij në mitingje kombëtare, fjalimin e Tij që do ta mbajë sot në Shkup më 13 Dhjetor 2025 në ora 13:00, do ta ketë margaritar në maje të shtizës së flamurit kombëtar e shtetror të Kosoves!

Prishtinë, 13 Dhjetor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, kandidat i Partisë Demokratike të…