
Ali Berisha premton 30 ashensorë modernë në objektet kolektive të banimit, mbi tre kate
29 shtator 2025
| 12:13
Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka thënë se rikthimi për Pejën do të ketë zotime që preken e shihen.
Ai ka premtuar se do të ndërtojë 30 ashensorë modernë për qytetarët në objektet kolektive të banimit, mbi tre kate.
“Ky është rikthimi për Pejën tonë: zotime të realizueshme që preken e shihen. Do të ndërtojmë 30 ashensorë modernë për qytetarët tanë në objektet kolektive të banimit, mbi 3 kate”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.