
Ali Nimanaj pritet në Shushicë të Istogut: Kudo po shihet dëshira për ndryshim
05 tetor 2025
| 23:57
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, ka vazhduar fushatën në Shushicë.
Nga atje, ai ka thënë se kudo po shihet dëshira për ndryshim.
“Në lagjen Sadikaj të Shushicës, u bashkuam me shumë miq në një atmosferë të ngrohtë e plot energji.
Kudo po shihet dëshira për ndryshim dhe besimi se bashkë mund ta bëjmë Istogun fitues. Në Shushicë, si në çdo fshat, jemi të bashkuar drejt fitores! #IstoguFiton #PDK191”, ka shkruar në “Facebook” Nimanaj.