Alisson: Paraqitja më e mirë në jetën time

06 mars 2025 | 11:00

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ka qenë hero i “Reds” në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit (0-1). Portieri brazilian ishte më meritori që lideri i Premierligës doli nga fusha i pamposhtur.

“Kjo ndoshta ka qenë paraqitja më e mirë në jetën time. Trajneri po më tregonte se sa e vështirë do të ishte të luajmë kundër PSG-së, se sa janë të mirë me topin dhe që do të duhej të ishim të gatshëm të vuanim. E dinim se çka po vinte”, ka thënë Alisson.

“Kemi punuar fort. I lëshuam disa mundësi. Krejt sakrifica e ekipit ma bën punën më të lehtë. Në fund, Elliott hyri dhe shënoi gol, është një histori e madhe për ne. Ishte një natë e bukur”, ka përfunduar ish-portieri i Romës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në…