Aliti: Kjo është pika më e fortë e Çekisë

04 shtator 2019 | 12:00

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Fidan Aliti e vlerësoi rëndësinë e dy ndeshjeve kualifikuese të Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të kenë kujdes në repartin e mbrojtjes dhe të shmangin ndërprerjet në afërsi të zonës. Mbrojtësi qendror ka thënë se ndërprerjet janë arma me e fortë e çekëve.

“Çekia ka shumë eksperiencë dhe lojtarë të mirë në ekip, ndaj i shoh si kundërshtarët tanë direkt për vendin e dytë, ndaj edhe takimi përballë tyre është shumë i rëndësishëm. Megjithatë luajmë në shtëpinë tonë dhe para tifozerisë tonë, ndaj besoj se do të marrim rezultat pozitiv. Janë lënduar shumë lojtarë, por nuk është problem, pasi të gjithë që janë këtu kanë ardhur për shkak të kualitetit e cilësisë dhe do të jenë të gatshëm të bëjnë më të mirën. Duhet të kemi kujdes në gjuajtje standarde, prandaj nuk duhet t’ua japim rastin gjuajtje nga ndërprerja”, ka thënë Aliti.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia Botuese ‘Armagedoni’ ka nxjerr në shitje numrin e gjashtë…