
Aliu dha dorëheqje shkaku i tij, Basha: E natyrshme të ketë pakënaqësi
Kryeparlamentari Dimal Basha në një konferencë për medie, ka folur për dorëheqjen e Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës.
Ai u shpreh se është e natyrshme që të ketë pakënaqësi mes vete, derisa u shpreh se e çmon kontributin e Aliut.
“Unë nuk dua të komentojë shumë, përveçse të them se unë e çmoj kontributin e tij si aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje, siç e çmoj kontributin e secilit aktivist tjetër që ka dhënë shumë për Lëvizjen Vetëvendoje, por gjithashtu unë e respektojë edhe punën që e ka bërë si ministër”.
“Është komplet e natyrshme të ketë pakënaqësi mes vete për shkak se edhe ju e dini që edhe unë si deputet kam pasur ndonjëherë pakënaqësi me ministra dhe kemi pasur debat të hapur në Kuvendin e Republikës, e unë mendoj që kjo është demokracia, për shkak se edhe në familje ka mospajtime ndonjëherë, por me rëndësi është të vazhdojmë rrugëtimin para”.
“Prapë po përfundojë me fjalën që unë e çmoj kontributin e tij si në Lëvizje, poashtu edhe në Ministri”, u shpreh tutje Basha.