Aliu mbështet fushatën “Bëhu Shpresë”, inicuar nga të rinjtë ferizajas

10 dhjetor 13:49

Në kuadër të kampanjës “Bëhu shpresë” udhëhequr nga të rinjtë, Eris Berisha dhe Laureta Sopa, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i priti në takim, me ç’rast ofroi mbështetjen e plotë për këtë grup të rinjsh në nismën e tyre humanitare për familjet dhe personat në nevojë në Komunën e Ferizajt.

Si rrjedhojë e kësaj mbështetje, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka autorizuar përkrahjen me qindra pako ushqimore për këtë nismë, që ditëve në vijim do të nis aksionin për të ndihmuar familjet në nevojë.

Nisma të tilla të dobishme për komunitetin, janë mbresëlënëse kur kihet parasysh se janë të rinjtë, bartësit e këtij vizioni për të ndihmuar më nevojtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesit Neymar dhe Kylian Mbappe do të mbesin te Paris…