Allegri: Napoli favorit për titullin

30 korrik 2025 | 14:12

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes miqësore ndaj Perth Glory, skuadër australiane, që shënon edhe përfundimin e turneut veror të kuqezinjve.

Allegri theksoi rëndësinë e sfidës dhe përgatitjeve të ekipit: “Jemi në fazën përfundimtare të turneut dhe kemi punuar mirë. Duhet të luajmë seriozisht dhe të respektojmë kundërshtarin, i cili do të japë maksimumin. Kjo ndeshje është e rëndësishme për ne për të përmirësuar gjendjen fizike dhe taktike, por edhe për aspektin mental. Kundër Arsenalit dhe Liverpoolit ishte më e lehtë të përqendroheshim, por nesër do të shohim sa kemi përparuar në këtë drejtim dhe sa e respektojmë kundërshtarin”.

Pyetjes nëse do të aktivizohen lojtarë të rinj italianë, Allegri iu përgjigj: “Fjala ‘të rinj’ në merkato është shumë relative. Nëse një lojtar është i mirë, ai do të luajë. Ne kemi një skuadër mjaft të re, që është një avantazh për të ardhmen”.  Sa u përket favoritëve për titullin në Serie A, Massimiliano Allegri ka theksuar se eshte Napoli, kurse me pas ka renditu Juventusin, Atalantën, Romën, Fiorentinën dhe Lazion. “Napoli është favorit për të fituar titullin, pasi zakonisht fituesi është gjithmonë favorit. Pastaj vjen Interi, që është shumë i fortë dhe punon shumë prej vitesh. Më pas janë Juventusi, Atalanta, Roma, Fiorentina dhe Lazio, që të gjitha do të luftojnë për katër vendet e para”, ka deklaruar ai.  Në lidhje me faktin nëse mungesa në kompeticionet evropiane është një avantazh, Allegri ka pihuar se kjo eshte një disavantazh.

“Ndoshta mund të stërvitemi gjatë gjithë javës, por një disavantazh është se Milani duhet të luajë në Ligën e Kampionëve për t’u përballur me skuadra të mëdha dhe për të fituar përvojë në nivele të larta”. Në fund, trajneri foli edhe për prurjet e reja dhe zhvillimin e skuadrës: “Modriq dhe Gimenez do t’i bashkohen grupit së shpejti, ndërsa disa të rinj do të kthehen te skuadrat e moshave. Do të kemi 15 ditë përgatitje para debutimit në Kupën e Italisë ndaj Barit. Estupinan është një lojtar i fortë dhe po përshtatet me një grup lojtarësh me vlera të rëndësishme brenda dhe jashtë fushës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Drenori ka njoftuar se ka njoftuar se kanë arritur…