Ambasada amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës, ShBA-ja kërkon partnerë të besueshëm

08 gusht 2025 | 12:21

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë (ShBA) ka shprehur shqetësimin lidhur me ngërçin politik pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se mosformimi i institucioneve po e dëmton vendin në aspektin demokratik dhe ekonomik.

“Formimi i qeverisë pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me humbje të mundësive për Kosovën”, ka thënë Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në një intervistë për “Express” ditë më parë, deklaratë që është ripublikuar sot nga kjo ambasadë.

“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazë demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojë prioritetet tona; një vend pa institucione themelore dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht. Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri stabile dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë se ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për të formuar institucione mund t’i bëjë ato të zgjedhin të bëjnë biznes diku tjetër”, citohet deklarata e Prattipatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja ka njoftuar se ka transferuar amerikanin 27-vjeçar Tajh…