Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë

15 korrik 2025 | 22:55

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, u takua me krerët e partive politike Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK për të diskutuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet nga Mbretëria e Bashkuar në tetor.

Siç njofton Ambasada Britanike në Kosovë, ajo diskutoi për “rëndësinë e formimit urgjent të një qeverie që mund të promovojë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Ajo theksoi nevojën për përmbushje të demonstrueshme të premtimit të Kosovës si një shtet multietnik dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Ambasada në një postim në X.

Më tej, në njoftim u tha se Karen Pierce gjithashtu u takua edhe me Komandantin e misionit KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, me të cilin ajo përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për KFOR-in dhe njohu rolin e tij kritik në ruajtjen e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetimet për rrëzimin tragjik të fluturimit Air India 171 vazhdojnë…