
Ambasada e Gjermanisë e uron Kurtin
23 mars 2021
| 09:13
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka uruar zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ndër të tjera, në urim thuhet se Qeveria e re mund të llogarisë në ndihmën e Gjermanisë.
“Urojmë Kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe kabinetin e tij, si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës!. Ka probleme urgjente që duhet trajtuar. Ju mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë”, thuhet në urimin e Ambasadës së Gjermanisë.