Ambasada e SHBA-së: Industria e mbrojtjes mund ta pozicionojë Kosovën si kontribuues kyç në sigurinë globale

22 korrik 2025 | 20:58

Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se sektori i mbrojtjes ka potencial për të nxitur rritjen ekonomike, dhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribuues kyç në sigurinë globale.

Ambasada njoftoi për një tryezë të përbashkët me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcën e Sigurisë dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se kjo industri mbrojtëse i forcon dy kombet, Kosovën dhe SHBA-të.

“Krenar t’i bashkohemi Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për diskutime të rëndësishme mbi industrinë mbrojtëse të Kosovës. Ky sektor ka potencialin jo vetëm për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribues kyç në sigurinë globale – të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri mbrojtëse elastike dhe moderne i forcon të dy kombet tona”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të…