Ambasada e ShBA-së në Prishtinë mbështet Trumpin për mbrojtjen e kufijve

17 prill 2025 | 14:09

Ambasada e ShBA-së në Kosovë, po e mbështetë nismën e presidentit amerikan, Donald Trump për mbrojtjen e kufijve nga hyrjet ilegale.

Në një reagim të saj, ambasada thotë se duke mbrojtur kufijtë, mbrojnë komunitetet, lagjet dhe familjet e tyre.

“Presidenti Trump po e vendos përparësi zbatimin e ligjeve të emigracionit dhe mbrojtjen e lagjeve amerikane nga paqëndrueshmëria dhe krimi. Duke mbrojtur kufijtë tanë, po i mbrojmë komunitetet tona, lagjet tona dhe familjet tona. #SigurimiIKufijveTanë”, është thënë në njoftimin e kësaj ambasade në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas dështimit të…