Ambasada e ShBA-së publikon pamje nga stërvitjet e ushtarëve amerikanë bashkë me FSK-në

13 qershor 2025 | 15:28

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka postua një video, derisa ka shkruar se trupat amerikane dhe ato të Kosovës, kanë marrë pjesë krah për krah në përgjigje të menjëhershme gjatë “Defender ‘25”.

Ambasada amerikane ka theksuar se së bashku janë duke rritur sigurinë.

“Nga Pensylvania në Prishtinë – Trupat amerikane dhe kosovare duke ushtruar pranë njëra-tjetrës në përgjigjen e shpejtë gjatë ‘Defender ’25’. Së bashku, ne mund krijojmë mbrojtje dhe siguri, gati për të vepruar, gati për të udhëhequr”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Kosova ishte një nga nikoqirët e “Defender ’25”, që është ushtrimi më i madh i ushtrisë amerikane dhe aleatëve të saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Franco Mastantuonos me…