Ambasada gjermane në Kosovë: Rezultati vështirë i zgjedhjeve në Gjermani i detyroi partitë të bëjnë koalicion

30 prill 2025 | 15:45

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka pasur një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, të cilës ia ka shprehur shqetësimin e tij për vonesën në themelimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë.

Zëdhënësi i Ambasadës gjermane, Christian Boetcher, në një njoftim për medie lidhur me këtë takim, ka përmendur edhe zgjedhjet e mbajtura në Gjermani, në kontekst të situatës që po ndodh në Kosovë, ku partitë politike s’po gjejnë rrugë bashkëpunimi për të dalë nga ngërçi institucional.

Ai ka shkruar se rezultati i vështirë që kanë prodhuar zgjedhjet e mbajtura në Gjermani, kanë detyruar partitë politike atje për të krijuar koalicion dhe për të bashkëpunuar.

“Gjermania mbajti zgjedhjet parlamentare dy javë më vonë se Kosova me një rezultat mjaft të vështirë, duke i detyruar partitë të bashkëpunojnë dhe të formojnë koalicione. Pavarësisht vështirësive, bisedimet për koalicion filluan një ditë pas zgjedhjeve (nuk kishte nevojë të pritej verifikimi i rezultateve për të zhvilluar bisedime politike) dhe të gjitha palët e përfshira kanë deklaruar pëlqimin e tyre me traktatin e koalicionit, në mënyrë që qeveria e re të betohet javën e ardhshme”, ka shkruar zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë.

Ambasadori gjerman për bllokadën në Kuvend: Çështjet shtetërore, para politikës partiake

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes në shtëpi 0:1 nga Paris Saint-Germaini në ndeshjen…