
Ambasadorët e Quintit dalin nga takimi me LV-në dhe LDK-në
28 janar 2020
| 20:23
Pas tri orësh ka përfunduar takimi mes ambasadorëve të Quintit dhe liderëve të dy partive, LV-së dhe LDK-së.
Ambasadorët e Quintit janë parë duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim nuk është parë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Ende nuk ka asnjë qëndrim nga LV-ja dhe LDK-ja.