Ambasadori britanik njoftohet me punën e IPK-së

05 qershor 2025 | 14:14

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, të cilin e ka njoftuar me aktivitetet, të arriturat dhe sfidat në punën e IPK-së.

Në njoftimin e lëshuar për medie të IPK-së është thënë se Hargreaves ka falënderuar Hodajn për pritjen dhe ka shprehur vlerësime për punën e përditshme të IPK-së në fuqizimin e integritetit policor dhe në trajtimin e ankesave të qytetarëve për punën e Policisë.

Poashtu,  në njoftim është thënë se palët kanë mirëpritur mundësinë për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe IPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur të enjten në…