 
                    Ambasadori britanik takon liderin e ri të LDK-së
                17 mars 2021
                |  11:18
            
        Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka takuar sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e ka uruar për zgjedhjen në krye të kësaj partie.
Abbott përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se nga Abdixhiku ka dëgjuar për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        