
Ambasadori britanik takon Rexhën dhe Kusarin: Pengesat e fundit për gazetari të lirë, shqetësuese
16 maj 2025
| 15:39
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar sot Xhemajl Rexhën dhe Flutura Kusarin.
Ai ka thënë se pengesat e fundit për gazetari të lirë, janë për shqetësim.
“Isha i lumtur që takova Xhemajl Rexhën dhe Flutura Kusarin këtë mëngjes për një takim informues mbi mjedisin mediatik . Kosova duhet të jetë krenare për arritjet e saj demokratike, por pengesat e fundit në mjedisin për gazetari të lirë, të pavarur dhe të patrembur janë shkak për shqetësim”, ka thënë ai.