Ambasadori Cufaj pret në takim një delegacion të studentëve nga Kosova

03 shkurt 2019 | 17:10

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka pritur në takim një delegacion të studentëve të Kosovës, të cilët janë duke qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Cufaj, u ka premtuar atyre mbështetje në procesin e kandidimit për anëtarësim në Unionin Studentor të Evropës.

“Përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin ku janë duke zhvilluar takime pune me Unionin e Studentëve të Gjermanisë (FZS). Udhëheqësit e dy organizatave, Unionit të Studentëve të Kosovës dhe ata të Gjermanisë (fzs) këtë fundjavë në hapësirat e Ambasadës i ka pritur edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj shoqëruar nga ministri këshilltar, Blerim Canaj. Unioni i Studentëve të Kosovës prihej nga kryetarja Krenare Çerkini dhe sekretari Valon A. Alija”.

“Me këtë rast, Ambasadori Cufaj ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për iniciativën e Përfaqësuesve të Unionit të Studentëve për marrëveshje bashkëpunimi me kolegët e tyre të Gjermanisë si dhe u ka premtuar atyre mbështetje në procesin e kandidimit për anëtarësim në Unionin Studentor të Evropës”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Gjermani.

/Epoka e re/

Image may contain: 9 people, people smiling, people standingImage may contain: 4 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 7 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 7 people, people sitting and indoorImage may contain: 1 person, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Manchester Unitedit pas barazimit në mesjavë, sot i…