Ambasadori Cufaj shtron darkë për drejtuesit e FFK-së

28 janar 2019 | 17:24

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beq Cufaj ka shtruar darkë për drejtuesit e Futbollit të Kosovës.

Në delegacionin e FFK-së bënin pjesë Agim Ademi (kryetar), Eroll Salihu (sekretar i përgjithshëm), Vjollca Krasniqi, Mirsad Çollaku dhe Bekim Rexhepi, e ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e FFSHGJ-së.

Me këtë rast ambasadori Cufaj e përgëzoi presidentin Ademi për punën dhe rezultatet e arritura dhe u dakorduan për punët e përbashkëta për futbollin dhe organizimet e shqiptarëve në Gjermani dhe raportet me DFB-në dhe klubet e Gjermanisë.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit politikë në Kosovë duhet të tregohen të përmbajtur kur…