Ambasadori Dugolli takon kongresisten Greene, flasin për avancimin e partneritetit Kosovë-ShBA

23 maj 2025 | 14:38

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka takuar kongresisten republikane Marjorie Taylor Greene.

Në një postim në “X” të Ambasadës së Kosovës në ShBA thuhet se takimi riaformoi angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve unike.

“Ambasadori Ilir Dugolli u takua me kongresmenen republikane Marjorie Taylor Greene, patën diskutim produktiv mbi avancimin e partneritetit Kosovë-ShBA. Takimi riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve tona unike”, thuhet në postimin për medie.

Kongresistja amerikane, republikania Greene është bashkëpunëtore e afërt e presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shenjë pakënaqësie rreth moskonstituimit të Kuvendit dhe ndikimit të…