
Ambasadori i ri i ShBA-së arrin në Beograd
31 mars 2022
| 14:29
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, para pak minutash ka arritur në Aeroportin e Beogradit. Ai ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, Julie Hill.
Diplomati amerikan pritet që të sjell një frymë të re në zhvillimet në Ballkan Perëndimor, sidomos në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë pasi ka qenë i involvuar në zhvillimet në rajon qysh në vitet e ’90-ta.
Ardhja e tij si ambasador në Serbi kompleton edhe mozaikun e administratës së Joe Bidenit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me Jeffrey Hovenier si ambasador në Prishtinë dhe Gabriel Escobar si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor.