Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, bashkë me ambasadorë të tjerë të Aleancës, ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë, duke e vlerësuar të njëjtën si “frymëdhënëse”.
Ai ka thënë edhe se vizita e në fjalë ka përforcuar bindjen se katër vite luftë janë shumë.
Whitaker ka shkruar në platformën “X” se përderisa presidenti i ShBA-së, Donald Trump po drejton përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte, mbështetja nga aleatët mbetet jetike.
“Sapo përfundova një vizitë frymëdhënëse në Ukrainë së bashku me ambasadorët e tjerë të NATO-s. Kjo vizitë vetëm sa e përforcoi bindjen se katër vjet luftë janë katër vjet tepër. Ndërkohë që presidenti Trump, si udhëheqës kryesor i përpjekjeve për paqe, po drejton përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, mbështetja e vazhdueshme nga aleatët tanë të NATO-s me të njëjtin mendim mbetet jetike’’, ka shkruar Whitaker.