Ambasadori italian e quan sukses të madh sekuestrimin e drogës

18 maj 2021 | 11:38

Ambasadori italian, Nicola Orlando ka reaguar sot pas sekuestrimit të djeshëm të 400 kilogramëve kokainë dhe arrestimin e shtatë personave.

Sekuestrimi i drogës erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë & GDF zhvilluan veprimin më të madh ndonjëherë kundër drogës, duke kapur 400 kg kokainë. Sot ne festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Unë jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” ambasadori italian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA Joe Biden ka shprehur mbështetjen e tij…