Ambasadori Reka pret në takim Brahim Gjokajn, shpëtimtarin e familjeve nga zjarri në Nju-Jork
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur Brahim Gjokajn, i njohur nga mediat amerikane si “Brooklyn hero”, për ta përgëzuar për aktin e tij heroik në shpëtimin e familjeve të ngujuara nga zjarri në një ndërtesë në Nju-Jork.
“Me kënaqësi prita Brahim Gjokaj, ‘Brooklyn hero’ i mediave amerikane, për ta përgëzuar për aktin heroik të shpëtimit të familjeve të ngujuara nga zjarri i një ndërtese të Nju Jorkut. Siç raportuan CBS News dhe mediat tjera njujorkeze, Brahimi me një guxim të paparë, kishte nxjerrë familjet nga ndërtesa, për t’i shpëtuar nga flakët, javën e kaluar. Modest gjatë rrëfimit të asaj ngjarjeje, Brahimi tha se do ta bënte të njëjtën përsëri për të shpëtuar jetë njerëzish”, ka shkruar Reka në “Facebook”.



