
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Sh.S. znj. Tamar Ziv viziton Fakultetin Juridik
Ambasadorja e Izraelit në Republikën e Kosovës, Sh.S.znj. Tamar Ziv ka vizituar Fakultetin Juridik të UP-së, ku është pritur nga Dekani Prof.Avni Puka dhe profesorët e Fakultetit Juridik. Në takim u diskutua në lidhje me koordinimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit me universitetet, institucionet dhe qendrat akademike të Izraelit me Fakultetin Juridik. Ndër të tjera u diskutua projekti ndërkombëtar i mobiliteteve “PNRR-TNE International Mobility Programme – Assessing Constitutional Crisis Impact and Security (IMP-ACCTS)” që finacohet nga Qeveria Italiane dhe BE, e ku përveç 4 fakulteteve juridike italiane si bartëse, janë edhe 16 partnerë jashtë Italisë, në mesin e të cilëve Fakulteti Juridik i UP-së (dhe disa fakultetet juridike nga rajoni i ballkanit) dhe 8 universitete nga Izraeli. Me Ambasadoren u bashkëbisedua edhe për reformat në Fakultetin Juridik, si reforma e kurrikulës në programin kryesor BA, përfshirjen e klnikave ligjore dhe garave ndërkombëtare në programin e përhershëm, themelimin e Qendrës për Studime Klinike, akreditimin e dy programeve master në gjuhë angleze, përfshirë programin “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice” që konsiston në adresimin e të kaluarës nga përspektiva akademike, etj. Ambasadorja, duke vlerësuar dinamikën e fakultetit juridik shprehu gadishmërinë që të mbështesë avancimin e bashkëpunimit me institucionet akademike të Israelit, në funksion të zhvillimit të projekteve shkencore, publikimeve si dhe mobiltetin e personelit akademik e studentëve.