
Analisti politik Azdren Shala mbështet ish-nxënësin e tij, Eliot Hashimin, për asamblenë komunale të Prishtinës
Profesori universitar e analisti politik Azdren Shala, ka vlerësuar lartë guximin dhe vendosmërinë e ish- nxënësit të tij Eliot Hashimi, për t’i hyrë garës për asamblenë komunale të Prishtinës. Shala ka thënë se duke e njohur prej kohësh Eliotin, nuk kam asnjë dyshim se ai do të jetë zëri më i guximshëm dhe veprimtari më i drejtë në Asamblenë Komunale të Prishtinës.
“Është krenari e veçantë të shohësh një ish-nxënës që guxon të hyjë në politikë – aty ku përballen idetë, përgjegjësia dhe sfidat e vërteta të vendit. Ky hap është dëshmi se dashuria për të vërtetën, drejtësinë dhe demokracinë nuk mbetet vetëm fjalë, por bëhet veprim për të mirën e përbashkët. Duke e njohur prej kohësh, nuk kam asnjë dyshim se ai do të jetë zëri më i guximshëm dhe veprimtari më i drejtë në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Mbështetja për Eliotin është mbështetje për të mirën e përgjithshme. Suksese djalosh”, ka shkruar Shala.
I riu prishtinas, Eliot Hashimi është kandidat për asamblenë komunale të Prishtinës, nga radhët e PSD-së, dhe që garon me numrin 14 e që kjo listë udhëhiqet nga kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shanini që si subjekt politik garojnë me numrin 149.