
Ancelotti zbardh listën e Brazilit për kualifikueset e Kupës së Botës
Trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Paraguait. Në mesin e risive janë disa lojtarë që luajnë në Serie A, si mesfushori i Atalantas, Ederson, dhe mbrojtësi i Interit, Carlos Augusto.
Gjithashtu, Vinicius Junior, që ka shkëlqyer këtë sezon me Real Madridin, pritet të udhëheqë fazën sulmuese. Edhe pse Neymar mbetet ende jashtë fushave për shkak të lëndimit, trajneri ka konfirmuar se ka qenë në kontakt me të dhe e përfshin në planet e së ardhmes.
“Kam folur me të, ne po llogarisim tek ai”, u shpreh Ancelotti. Ndërkohë, mesfushori me përvojë Casemiro është rikthyer në skuadër, duke forcuar repartin e mesfushës pas një mungese. Ndeshjet ndaj Ekuadorit dhe Paraguait do të jenë të rëndësishme për pozicionimin e “Seleçao”-s në grupin kualifikues, teksa trajneri italian duket i vendosur të ndërtojë një ekip kompetitiv duke përzier përvojën dhe talentin e ri.
Lista e plotë e lojtarëve:
Portierë:
Alisson (Liverpool)
Bento (Al-Nassr)
Hugo Souza (Corinthians)
Mbrojtës:
Alex Sandro, Danilo, Leo Ortiz, Wesley (të gjithë Flamengo)
Alexsandro (Lille)
Lucas Beraldo (Paris Saint-Germain)
Carlos Augusto (Inter Milan)
Vanderson (Monaco)
Mesfushorë:
Andreas Pereira (Fulham)
Andrey Santos (Strasbourg)
Bruno Guimarães (Newcastle)
Casemiro (Manchester United)
Ederson (Atalanta)
Gerson
Sulmues:
Antony (Real Betis)
Estevao (Palmeiras)
Gabriel Martinelli (Arsenal)
Matheus Cunha (Wolverhampton)
Raphinha (Barcelona)
Richarlison (Tottenham)
Vinicius Junior (Real Madrid)