
Andin Hoti infektohet me koronavirus
Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se shenjat e para të infektimit i ka vërejtur para 3 dite.
Hoti ka treguar se me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vetizolohet deri në shërim të plotë.
Postimi i plotë i Hotit:
Të dashur miq,
Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.
Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!
Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.
I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen.
I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luften kundër virusit.