
Angelina Jolie shumë e mërzitur me romancën e re të Brad Pitt
Modelja gjermane, Nicole Poturalski, është e dashura e re e Brad Pitt. Ajo duket se nuk e ka aspak problem se çfarë mendon ish-bashkëshortja e aktorit të famshëm për lidhjen e saj me Pitt.
27-vjeçarja ndau një foto ku shfaqej e buzëqeshur dhe me linjat e saj perfekte që të gjithë ia kanë zili. Nicole kishte veshur një shall Fendi, dhe një palë të brendshme me prehër të lartë.
Foton në fjalë Nicole e publikoi pas lajmit të “The Sunday Mirror” se aktorja e famshme e “Hollywood”-it është zemëruar që Brad e kishte çuar të dashurën në vendin ku ishin martuar gjashtë vjet më parë në Francë.
Në fund të muajit të kaluar, Nicole dhe 56-vjeçari, shijuan një udhëtim romantik në Chateau Miraval, ku fituesi i Oskarit prodhon një shampanjë rozë me çmim 390 dollarë.
Por vizita thuhet se ka zemëruar ish-gruan e tij pasi ishte e njëjta vilë ku të dy u martuan në 2014. Për t’i bërë gjërat edhe më keq se ç’janë, Brad dhe Nicole shkuan atje pak ditë pas atij që do të kishte qenë përvjetori i tij i gjashtë i martesës me aktoren.
“Angie është zemëruar dhe plotësisht e habitur që Brad është ulur kaq poshtë”, tha një burim për The Mirror. Ajo e sheh atë si një njeri të pafytyrë që sillet nëpër Evropë kaq publikisht me këtë vajzë, në vend që ta mbajë jetën romantike private dhe dinjitoze.
