Anglia publikon listën për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Shqipërisë

07 nëntor 2025 | 12:17

Përzgjedhësi Thomas Tuchel e ka bërë publike listën për dy ndeshjet e muajit nëntor, si nikoqir i Serbisë e pastaj mysafir i Shqipërisë.

Anglia edhe matematikisht e ka siguruar vendin në Kupën e Botës, megjithatë synon t’i fitojë të dy ndeshjet për t’i mbyllur kualifikueset pa humbje.

Mesfushori Jude Bellingham është rikthyer në listën e Tuchel, ndërsa vend këtë herë te “Tre Luanët” në sulm ka zënë edhe Marcus Rashford.

Lista e plotë:

Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, Nick Pope

Mbrojtësit: Dan Burn, Marc Guehi, Reece James, Ezri Konsa, Nico O’Reilly, Jarell Quansah, Djed Spence, John Stones

Mesfushorët: Elliot Anderson, Jude Bellingham, Jordan Henderson, Declan Rice, Morgan Rogers, Alex Scott, Adam Wharton

Sulmuesit: Jarrod Bowen, Eberechi Eze, Phil Foden, Anthony Gordon, Harry Kane, Marcus Rashford, Bukayo Saka.

Kujtojmë, më 13 nëntor Anglia e pret Serbinë derisa tre ditë më vonë udhëton për në Tiranë, ku do të përballet me Shqipërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja historike ndaj Shelbournet në Ligën e Konferencës të enjten…