Anija kozmike SpaceX del jashtë kontrollit në fluturimin testues

28 maj 2025 | 08:17

Një tjetër anije kozmike e SpaceX u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së Elon Muskut, për të udhëtuar në Mars.

Anija kozmike u nis nga mjediset e kompanisë pranë një fshati në Teksasin jugor, të cilin më parë këtë muaj qyteti vendosi ta quante “Starbase”.

Problemet e para lindën kur përforcuesi Super Heavy i fazës së parë shpërtheu në vend që të kryente procesin e planifikuar në Gjirin e Meksikës.

“Starship pësoi një çmontim të shpejtë dhe të paplanifikuar”, tha SpaceX.

Misioni pa ekuipazh i së martës ishte fluturimi i nëntë provë. Sistemi pësoi shpërthime të mëparshme në janar dhe mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë…