Anulohen seancat ndaj Naim Murselit, Instituti kërkon kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik

02 korrik 2025 | 08:26

Dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt, janë anuluar.

Kjo pasi Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik.

“Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekspertim. Trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për ekspertimin e të akuzuarit Naim Murseli”, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” gjykatësja Fatime Dermaku.

Kështu, seancat e planifikuara për 2 dhe 9 korrik 2025, janë anuluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë mbushur fiks 35 vjet, që kur delegatët e…