Anulohet seanca e sotme ndaj liderëve të UÇK-së

29 shtator 2025 | 11:43

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është anuluar seanca e planifikuar për të hënën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

DhSK-ja nuk i ka bërë me dije arsyet e anulimit të kësaj seance. Megjithatë, njoftoi se seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet nesër më 30 shator 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë është dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij është thirrur ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan ka filluar dëshminë më 22 shtator dhe e ka mbaruar më 23 shtator 2025.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Homazh për dëshmorët Gursel dhe Bajram Sylejmani Prof. Dr. Sylë…