
APOLOGJIA E DHUNËS NË KOSOVË
-Rreth librit Kosova, e kaluara dhe e tashmja. Botim i revistës “Mezhdunarodna Politika”, Beograd 1989
PROF. SOFOKLI LAZRI
Nuk ka shumë ditë që në Beograd, doli në qarkullim një libër i quajtur i bardhë, por që më i zinuk mund të bëhet. Libri që titu- llohet “Kosova, e kaluara dhe e tashmja” është përkthyer edhe në gjuhë të huaja dhe është shpërndarë shpejt e shpejt në OKB e në vende të ndryshme.
Në fakt ai është një libër i përbërë nga disa artikuj propagandistikë tendenciozë, antishkencorë, të përshtatshëm për shty- pin e verdhë.
Organizmat zyrtare jugosllave, prej kohësh thonin se me këtë libër do të sqaronin problemin kosovar, do të vërtetonin se atje kur- doherë kanë vepruar drejt, se edhe terrori e vrasjet e shqiptarëve janë të justifikueshme.
Jugosllavia, zakonisht, përpiqet t’i krijojë vetes imazhin e një vendi të emancipuar, të një vendi evropian të ultracivilizuar bile si pioniere e ideologjive politike e ekonomike të shekullit XXI. Por, kur lexon artikujt e shplarë të «Librit të bardhë për Kosovën, atë frazeologji vulgare që përshkohet nga një urrejtje e egër ndaj shqiptarëve si popull e si komb, nuk mund të mos mendosh se fjalët miqësi e barazi midis kombeve, drejtësi e emancipim shoqëror, që jugosllavët i përdo- rin për eksport janë një hipokrizi e shkallës më të ulët.
Ajo hiqet gjithashtu, si flamurtare e vendeve të paangazhuara, bile pretendon t’u japë mend edhe të tjerëve si të përparojnë, si t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, si të kuptojnë konceptet e kohës, si të ecin drejt progresit. Po në “Librin e Bardhë” paraqitet fytyra e dytë e Beogradit, ajo e shtypjes së të drejtave dhe lirive demokratike të qy- tetarëve.
Libri ka mbi 500 faqe, por s’ka asnjë radhë që të shpjegojë përse u vranë dhjetëra shqiptarë paqësorë, përse janë burgosur mijëra djem e vajza, përse diskriminohet inteligjencia, shkencëtarët, mësuesit, arsimi, gjuha e kultura shqiptare. Në vend që të sqarohet opinioni publik pse papunësia në Kosovë e kalon shifrën e 35 për qind të po- pullsisë së aftë për punë, pse të ardhurat për frymë në Kosovë janë sa një e treta e atyre të Serbisë, bëhen përpjekje që shqiptarëve t’iu mohohet historia (ata nuk dihet nga kanë ardhur), t’iu mohohet e sotmja (kushtetuta iu hoqi autonominë), t’iu mohohet e ardhmja (nuk dihet ç’i pret).
Sipas këtij libri asgjë të mirë nuk kanë e nuk kanë patur shqip- tarët. Ata rastësisht u gjendën në Kosovë. Paskan zbritur nga malet për të diskriminuar serbët! Edhe në shekujt e parë të mesjetës së hershme, edhe në kohën e pushtimit otoman, edhe në kohën e mbretërisë serbo- kroate të karagjorgjeviçëve, edhe në kohën e fashizmit, edhe në Jugosllavinë e sotme federative, shqiptarët na paskan qenë reaksionarë, të egër në zakone e në mënyrën e jetesës, pa kulturë, pa histori. Në asnjë vend, në asnjë faqe të librit nuk dënohet asnjë veprim shovinist që mund të jetë bërë ndonjëherë ndaj shqiptarëve, jo më në Jugoslla- vinë e re, për shembull të kohës së Rankoviçit, por as në atë të çetni- këve, as në kohën e reaksionit më të zi, në atë të mbretërve, që dikur vetë komunistët jugosllavë e revolucionarë si D. Tuçeviçi me shokë i kanë demaskuar me vendosmëri.
Është për të ardhur keq se si shkencëtarë të njohur si V. Garasha- nini, të dehur nga avujt e shovinizmit, shkojnë deri atje sa të mohojnë vetveten. Dihet se ky autor deri vonë mbronte tezën mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, ndërsa në këtë libër shkruan të kundërtën. Por s’është për t’u çuditur. Kur ai si shkencëtar ia lejon vetes që në një libër të bashkojë firmën e tij me atë të një polici, siç është njëfarë Spasoje Gjakoviç, ish shef i UDB-së në Kosovë, bashkëpunëtor i ngu- shtë i Rankoviçit, i njohur për vrasjet e mijëra djemve kosovarë më 1945, xhelat në fushatën e grumbullimit të armëve më 1956 nuk mund të flitet më për kurfarë serioziteti e integriteti qoftë intelektual ose shkencor.
Çdo lexues i paanshëm, në se ka durim t’i shkojë deri në fund këtij libri, nuk mund të mos shohë se sa poshtë ka rënë Jugosllavia, sa i prapambetur e primitiv është mendimi politik i asaj pjese të udhëheqjes që drejton dhe që influencon opinionin publik të saj.
Mjafton të lexosh këtë libër për të kuptuar se ajo që po ndodh në Kosovë e tashmë në tërë Jugosllavinë përfaqëson një reaksion kundër koncepteve bashkohore e zhvillimeve demokratike të konti- nentit tonë dhe në gjithë botën.
Jugosllavia ndodhet në një krizë të përgjithshme: ekonomike, po- litike, institucionale e ndërnacionale. Ndodhet, gjithashtu edhe në një krizë të madhe shpirtërore, në kuptimin e mungesës së një perspektive të qartë për të ardhmen e afërt. Por Jugosllavia vuan edhe nga një faktor që është specifik për të. Ajo vuan nga pasojat e mosekzistimit më të atyre kushteve për të cilat fuqitë e mëdha në rivalitet e kon- frontim me njëra-tjetrën krijuan në Jugosllavi një ekuilibër tepër të brishtë, mbase koniunktural, i kompromiseve e i ujdive të ditës. Për interesa e shkaqe të ndryshme, Jugosllavinë të gjithë e kanë përkë- dhelur, Lindja e Perëndimi, Bota e tretë e të paangazhuarit, të verdhët mija i vetëm e i sëmurë, që i falen të gjithë gabimet e i plotësohen të gjitha tekat.
Këtë situatë shumë qartë e ka përshkruar në disa kohë më parë një udhëheqës jugosllav kur tha: «Nuk ka më rrezik lufte. Nga Moska nuk vijnë më kërcënime. Jemi pa para. Tani jemi me të vërtetë vetëm dhe për të mbijetuar duhet të mësojmë të ecim vetë».
Por pikërisht tani që i duhet medoemos të eci me këmbët e veta, Jugosllavia nuk po e gjen rrugën e drejtë në të cilën duhet ecur për të ruajtur pavarësinë e lirinë e saj, për të siguruar stabilitetin e nevoj- shëm, për një zhvillim demokratik e progresist. Ç’është edhe më keq në Jugosllavi kanë lindur disa fenomene politike që po e fusin në rrugë të rrezikshme jo vetëm për të, por edhe për të tjerë. Në skenën politike jugosllave ka dalë nacionalizmi serb, një nacionalizëm primitiv e tepër agresiv.
Programi i nacionalistëve serbë është i qartë. Ata kërkojnë prishjen e sistemit federalist e të Jugosllavisë së AVNOJ-it dhe kthimin e saj nën sundimin unitarist, centralist e hegjemonist serb të paraluftës, si- gurisht, me forma, pamje e veshje të reja. Akti i parë i kësaj tragjedie të popujve të Jugosllavisë u luajt. Kosovës e Vojvodinës, dy një njësive konstituitive të Federatës iu grabit autonomia dhe praktikisht u shndërruan në njësi regjionale administrative të Serbisë. Mali i Zi pas përmbysjes me dhunë të udhëheqjes së mëparshme iu bashkua Serbisë. I afërm me sa duket dhe pa ndonjë rezistencë të madhe do të jetë inkorporimi i Maqedonisë. Marshimi serb është kthyer tani drejt Veriut. Nëse do të ndalet e kur do të ndalet askush nuk e di.
Gjithashtu e panjohur mbetet në se forcat e jashtme do të për- zihen në çështjet e brendshme të Jugosllavisë, sa do të përzihen, ç’formë e ç’pasoja mund të kenë ndërhyrjet e tyre për marrëdhëniet ballkanike, për raportet e ekuilibret aktuale në Evropë, për proceset e dialogjet që janë duke u zhvilluar në këtë kontinent.
Por ajo që tashmë dihet është se popujt e Jugosllavisë nuk mund ta pranojnë lehtë një hegjemoni e sundim të Serbisë. Vështirë është të mendosh se ata do të heqin dorë kollaj nga një ideal lufte çlirimtare dhe nga një praktikë historike 45-vjeçare.
Pikërisht me këtë shqetësim shpjegohet gjithë ai interesim ndër- kombëtar rreth ngjarjeve jugosllave, gjithë ai preokupacion për tendencat e rrezikshme të nacionalizmit serb që ka shfaqur parlamenti evropian e senati amerikan, dënimi që shkrimtarë e gazetarë në të gjithë botën, organizata të ndryshme shoqërore e personalitete të njohura politike e shoqërore u kanë bërë shtypjes së shqiptarëve në Kosovë e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Jugosllavi.
Përpara pak kohe një gazetë jugosllave shkruante se «Jugosllavia do të shndërrohet në Kosovë, nëqoftëse ajo nuk zgjidh problemin e Kosovës. Kjo është e vërtetë, por ka edhe një të vërtetë tjetër. Pa pranuar hapët e botërisht gabimet që janë bërë e po bëhen në Kosovë nuk ka zgjidhje të krizës jugosllave. Acarimi i marrëdhënieve ndëretnike është i paevitueshëm.
Në Slloveni e në Kroaci, e disi më pak në Bosnjë, tani kanë filluar të zgjohen e ta ndiejnë rrezikun që u kërcënohet nga hegjemonizmi serb. Por është paradoksale se ndërsa lëshojnë britmat e alarmit kundër tij, në të njëjtën kohë aprovojnë në tërësi tezat propagandistike serbo- tijdhe lidhur me Kosovën dhe masat represive ndaj shqiptarëve për të cilat ata ngritën edhe dorën në kuvendet e ndryshme bashkë me nacionalistët serbë.
Në një fjalim që mbajti në fillim të muajit gusht në Alka në Sinj, në bregdetin e Adriatikut, përfaqësuesi aktual më në zë i Kroacisë, Stipe Shuvar, deklaroi se gjatë hartimit të kushtetutës së re asnjë zgji dhje nuk do të imponohet nga lart dhe asnjëri nuk do të mundë të diktojë dëshirën dhe interesat e tij. Kushtetuta e re e Jugosllavisë, shtoi ai, nuk mund të jetë një kushtetutë e centralizmit dhe e uni- tarizmit, por ajo duhet të bëjë të mundur që Federata jugosllave të funksionojë normalisht dhe me efikasitet, ajo duhet të shprehë interesat e shumicës të të gjithë kombeve tona, nëpërmjet pëlqimit nga të gjitha republikat tona.
Kur lexon këto fjalë të deklaratës së tij, mund të mendosh se ai atakon drejt për drejt nacionalizmin serb dhe mbron federalizmin jugosllav.
Por pak më poshtë ai e asgjëson përmbajtjen, kuptimin e drejti- min e fjalëve që thotë kur shton se: “sipas mendimit tim, ky është një kusht paraprak për shtypjen e nacionalizmit, përfshirë nacionalizmin shqiptar në krahinën e Kosovës, që kërcënon integritetin territorial të vendit”.
Është për të qarë e për të qeshur. Por do të donim t’i bënim një pyetje zotit Shuvar: Me të vërtetë ai mendon se shqiptarët e Kosovës nuk janë për atë që Kushtetuta e Jugosllavisë të shprehë interesat e shumicës së të gjithë kombeve? Po pse u vranë ata nga tanket që u dërguan në Kosovë, mos vallë pse kërkonin një kushtetutë tjetër nga ajo me të cilën është dakord edhe ai?
Qëndrimet kroato-sllovene ndaj ngjarjeve në Kosovë pas vdekjes së Titos, kompromiset që janë arritur, lëshimet që janë bërë, e mbi të gjitha, tërë ajo omerta për krimet e mafias antishqiptare, nuk mund të shpjegohen vetëm me një naivitet të thjeshtë politik. Nuk mund të shpjegohen as si një qëndrim taktik që synon t’i drejtojë hordhitë nacionaliste serbe drejt Jugut që të mbetet i qetë Veriu. Ka vetëm një shpjegim. Tërë këto qëndrime oportuniste janë udhëhequr nga mendimi serb ai do të e pushtetit. Hesapet nuk ishin bërë keq, por u harrua se oreksi shtohet duke ngrënë.
Praktika po tregon se ishte jo o vetëm i gabuar, por edhe kontraproduktiv mendimi se krizat jugosllave mund të zgjidheshin me kri- jimin e një boshti serbo-kroat ose serbo-kroato-slloven për ushtrimin e një pushteti të përbashkët ekonomik e politik në Jugosllavi.
Duke e abandonuar Kosovën në mëshirën e nacionalizmit serb, duke mos mbrojtur parimet e federalizmit, praktikën ekzistuese shte- tërore e shoqërore, të sanksionuar në Kushtetutën e 1974-ës kroato- -sllovenët dorëzuan edhe armët me të cilat do të mbroheshin kur do të ndodheshin përpara sulmit të drejtpërdrejtë të hegjemonizmit e të unitarizmit serbomadh.
Në fjalimin që Millosheviçi mbajti me rastin e 600-vjetorit të be- tejës së Kosovës në Gazi Mestan tha se që nga koha që turqit hynë në Serbi në shekullin e 14-të vetëm këtë vit populli në Serbi u bë i lirë dhe atij iu kthye sovraniteti shtetëror, nacional e shpirtëror».
Lufta Nacionalçlirimtare, Partia Komuniste e Jugosllavisë, Tito, AVNOJ, Federata e të tjera simbole e nocione të Jugosllavisë së Re mund t’i bashkohen turqve të sulltan Muratit, d.m.th. armiqve të Serbisë. Ai hapur u tha të pranishmëve se Jugosllavia e Pasluftës duhet të hidhet në koshin e historisë dhe nëqoftëse kjo nuk bëhet me të mirë atëherë duhet bërë me armë.
Interesant është fakti se përfaqësuesit zyrtarë të Federatës e të republikave të tjera i dëgjuan pa bërë as reagimin më të vogël këto deklarata e kërcënime të rrepta të presidentit serb.
Sigurisht nuk mund të mendohet se qëndrimi “gatitu” pëграга udhëheqësit të serbëve nacionalistë erdhi nga mungesa e guximit të tyre politik e personal, ose nga një mosvlerësim i fjalëve të thëna.
Kjo ndodhi nga se ata i hapën dritën jeshile dhe nxitën arrogancën e nacionalistëve serbë që atëherë kur aprovuan amendamentet në ku- shtetutën e Serbisë e që kufizonin autonominë e krahinave, që atëherë kur votuan për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, që atëherë kur nuk kërkuan llogari për vrasjen e shqiptarëve, që atëherë kur nuk kuptuan se fati i Jugosllavisë së AVNOJ-it varej nga qëndrimi ndaj ngjarjeve të Stari Tërgut.
Krejtësisht i papërgjegjshëm është edhe qëndrimi që mbajnë pushtetmbajtësit aktualë të Republikës së Maqedonisë ndaj shqiptarëve e ndaj së ardhmes së bashkëatdhetarëve të vet.
Megjithëse Maqedonia është nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të gllabërimit nga Serbia dhe paraqitet rreziku që brenda një kohe të shkurtër të asimilohet krejtësisht, ata kanë shpërthyer një fushatë ultranacionaliste ndaj shqiptarëve, me të cilët kanë ndarë të njëjtin fat dhe kanë luftuar së bashku kundër nacionalizmit e serbomadh e hegjemonizmit
Është fakt se politika e shtypjes kombëtare dhe e kufizimit të të drejtave demokratike të shqiptarëve në Jugosllavi u shndërrua në një program të përgjithshëm e konkret të nacionalizmit serb për vendos- jen e sundimit të tij në gjithë vendin. Konfliktet aktuale slloveno-serbe e kroato-serbe që po acarohen me një shpejtësi të çuditshme dëshmojnë qartë për këtë. Kosova e sotme është pasqyra e të nesërmes për republikat e tyre.
Nacionalistët serbë për të justifikuar shtypjen kombëtare në Kosovë pretendojnë se faji është i të ashtuquajturve separatistë shqip- tarë, të cilët dashkan shkëputjen e saj nga Jugosllavia.
Nuk po rrimë të gjykojmë a ka apo nuk ka nacionalistë e separa- tistë shqiptarë në Kosovë, sa janë e ku janë. Mund edhe që ka, për- derisa të tillë ka edhe në Slloveni, edhe në Serbi, edhe në Mal të Zi. Le të jetë kështu. Por nëqoftëse ka separatizëm në Kosovë, pse duhet eliminuar autonomia, pse duhet të kufizohet arsimi në gjuhën amtare, pse duhet të mohohen traditat historike të shqiptarëve?
Edhe një fëmijë, jo më një udhëheqje politike e kupton që të këtilla masa shtypëse e ndihmojnë drejtpërdrejt seperatizmin, i japin atij jo vetëm armë, fakte, argumenta, por edhe një bazë objektive për t’u gjallëruar e për të justifikuar drejtësinë e qëllimeve të tij.
Masat shtypëse që u morën në Kosovë mjaftuan që në Slloveni të gjallërohej ideja e daljes së saj nga Jugosllavia. Bile kjo ide u kthye edhe në një lëvizje që kërkon të sanksionohet në kushtetutat republikane e drejta e shkëputjes së republikave. Seperatistët në Jugosllavi i pjell nacionalizmi serb, me pretendimet e tij hegjemoniste e shtypjen kombëtare të popujve të tjerë, është ai që krijon rrezikun e
shpërbërjes së federatës. Ekziston një mendim, kryesisht jashtë Jugosllavisë, se një përmirësim i gjendjes ekonomike do të zgjidhë edhe gjithë problemet e tjera të saj. Këtë mendim e kanë patur deri më tani edhe kroato-sllovenët, megjithëse mjaft nga ata kanë filluar të dyshojnë.
Mendohet se me vendosjen e disa rregullave të tregtisë së lirë, ma- rrjes së ndonjë huaje të jashtme dhe me ndonjë injekcion tjetër të këtij lloji në vend do të mbretërojë qetësia. Ky është një iluzion, pse asnjë ekonomi deri më sot nuk është zhvilluar e nuk ka përparuar në një ambient jodemokratik.
Problemi kyç në Jugosllavi nga i cili varen edhe zgjidhjet e problemeve të tjera është ai politik, domethënë konflikti midis federalizmit dhe unitarizmit serb, midis demokracisë e centralizmit nacionalist. Nëqoftëse do të fitojë federalizmi e demokracia, do të zgjidhet edhe pro- blemi ekonomik. Në të kundërtën ekonomia do të shndërrohet në një shesh beteje të grupimeve të ndryshme politike, të cilat do të gjykojnë e veprojnë mbi të, jo sipas logjikës së ligjeve të saj, por sipas logjikës së luftës për pushtet.
Në Jugosllavinë e sotme, për shkak të strukturës së saj kombëtare, të traditave historike, të përbërjes së popullsisë, asnjë komb nuk mund ta mbajë me forcë sundimin e tij mbi të tjerët. Edhe Serbia që pre tendon për këtë nuk e ka as fuqinë ushtarake, as atë ekonomike e aq më pak atë ideologjike e kulturore, për ta realizuar një gjë të tillë.
Edhe sikur tërë serbët të ktheheshin në policë nuk do të mjaftonin për të vënë në zap shqiptarët e kroatët, malazezët e sllovenët. Pastaj dikush edhe duhet të punojë për të mbajtur në këmbë gjithë atë aparat represiv që do të nevojitet.
Prandaj vetëm alternativa demokratike mund t’i zgjidhë konfliktet nacionale dhe ta nxjerrë Jugosllavinë nga kriza që ata shkaktojnë. Asnjë logjikë e shëndoshë nuk mund ta pranojë se autonomia e Kosovës si edhe ekzistenca e republikave të tjera dobëson Serbinë e Jugosllavinë, siç po thuhet e shkruhet tani në Beograd.
Përkundrazi autonomia e gjerë e Kosovës, emancipimi demokratik i popullsisë së saj, do të sillte një frymë harmonie e pajtimi edhe në Serbi, edhe në Jugosllavi, do të influenconte në demokratizimin e jetës shtetërore e shoqërore, në mirëkuptimin e mirëbesimin midis njerëzve. Kurse kufizimet e autonomisë, të të drejtave kombëtare e demokratike, të shqiptarëve e të popujve të tjerë në mënyrë objektive e të pashmangëshme do të ngjallnin jo vetëm fërkime, rezistencë e revoltë te ata, por dhuna për mbrojtjen e kufizimeve do të shndërrohej në një gjenerator të ideve raciste e obskurantiste, në armë destruktive për vetë jetën në Serbi. Këto pasoja shihen tashmë qartë në shumë drejtime.
Deri më tani nacionalistët serbë në euforinë e tyre të papërmbajt- shme nacionaliste çfarë nuk kanë shkruar e çfarë nuk ka thënë për shqiptarët. Kjo pasqyrohet edhe në të ashtuquajturin «Libër të Bardhë për Kosovën.
Thonë për shembull, se shqiptarët, nuk kanë tradita historike, nuk kanë qenë një popull me vetdije të zhvilluar etnike, se nuk kanë patur aftësi shtetformues e pjella të tjera të një fantazie të sëmurë nga shovinizmi. Qëllimi i kësaj propagande është i qartë. Duke u mo- huar shqiptarëve vjetërsinë e trojeve ku banojnë, historinë e traditat e tyre kombëtare, mënyrën e tyre origjinale të jetesës, pjesëmarrjen e tyre në Luftën Antifashiste e ndërtimin e Jugosllavisë Federative, ata kërkojnë të mohojnë edhe kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për mbroj- tjen e të drejtave të tyre kombëtare, për barazi në shtetin jugosllav, për autonomi e të drejta të tjera demokratike që u takojnë.
Tani nacionalistët serbë kanë filluar të mohojnë edhe trashëgiminë kombëtare e historike të malazezëve, t’i quajnë boshnjakët serbë të islamizuar e maqedonasit serbë të jugut. Nën goditje është vënë edhe trashëgimia historike e Partisë Komuniste Jugosllave, e Federatës Ju- gosllave, të cilët akuzohen si fajtorë kryesorë për të gjitha të këqiat që i paskan ardhur Serbisë e Jugosllavisë. Qëllimi është po ai, të zhduken pengesat që ndalojnë vendosjen e sundimit absolut të nacionalizmit serb. Ideologjia është po ajo, ideologjia e përbuzjes dhe e urrejtjes për popujt e tjerë.
Është me të vërtetë një çmenduri politike që problemet etnike në një shtet shumëkombësh të zgjidhen sot duke u bazuar në mentalitetet e principatave mesjetare dhe me mjetet e kolonializmit të parë, siç po veprojnë nacionalistët serbë. Por çfarëdo që të bëhet e çfarëdo që të ndodhi Kosova nuk mund të mbahet si koloni dhe as shqiptarët si emigrantë.
Koha e sotme nuk është më ajo e mbretërve feudalë, e konkuista- dorëve, e kolonizatorëve, e shtypjes dhe e asimilimit të kombeve. Jetojmë në epokën e zgjimit të të gjithë kontinenteve, të ndërgjegjësimit kombëtar e shoqëror të të gjithë popujve, të demokratizimit të marrëdhënieve ndërnacionale. Bota ecën përpara dhe jo prapa. Prandaj duhet hequr dorë nga disa teza bajate që u vjen erë myk mesjetar, por që janë kthyer në vargonj të rëndë e që u kanë lidhur duart në një masë jo të vogël edhe forcave përparimtare në Jugosllavi.
Një nga këto teza është se Kosova përfaqësoka vatrën historike të popullit serb e të krijimit të shtetit të tij. Ky është një mit letrar i krijuar nga shkrimtarët e poetët nacionalistë-romantikë serbë të shekullit të kaluar dhe një parullë ekspansioniste e shteti serb gjatë luftë- rave pushtuese ballkanike.
Dihet se sllavët kanë ardhur shumë vonë në Ballkan. Ata kanë ardhur në një kohë kur popujt e lashtë e autoktonë të këtij gadishulli, helenët dhe ilirët, kishin arritur kulme të larta qytetërimi e zhvillimi. Është e vërtetë që pararojat e dyndjeve sllave shkuan deri në Pe- loponez e në Vlorë, siç shkuan edhe në Kosovë, por kjo nuk mund të jetë një argument për të pretenduar përkatësinë sllave të këtyre territoreve.
Mund të merret me mend se çdo të ndodhte në Evropë nëqoftëse do të politizohej historia e dyndjeve dhe e migrimeve të fiseve romake e greke, sllave e gjermane, anglosaksone e nordike, arabe etj., ashtu siç po ndodh në Jugosllavi me nacionalistët serbë që s’i zë gjumi për të ditur se deri ku shtrihen kufijtë etnikë të këtij ose atij kombi, ku është krijuar bërthama historike e këtij ose atij shteti, cili është djepi i këtij ose atij populli, ku është varrosur ky princ e ai shenjtor, cila betejë e ka shpëtuar Evropën e kështu pa fund. Nëqoftëse në Kosovë ka një kishë mesjetare serbe, në territorin e sotëm të Jugosllavisë ka monumente të një lashtësie shumë më të thellë e me një identitet ko- mbëtar akoma më të madh siç janë ato iliro-shqiptare.
Por kombet e qytetëruara nuk rrojnë me mite e për më tepër nuk i kthejnë ato në veprimtari politike konkrete. Sigurisht serbët nuk janë të parët që nuk duan të njohin as realitetet historike, as realitetet ekzistuese. Ka pasur edhe të tjerë, por siç dihet të gjithë kanë për- funduar keq, me disfatë.
Teza tjetër propagandistike e që është kthyer gati në një arsyetim Agjor është se shqiptarët në Jugosllavi qënkan një minoritet. Absurditet më të madh nuk mund të gjesh.
Minoritet ndaj kujt janë shqiptarët? Ndaj sllovenëve, maqedonas- ve, kroatëve apo malazezëve? Nëqoftëse janë minoritet ndaj serbëve të tillë janë edhe kroatët edhe sllovenët edhe popujt e tjerë që janë në Jugosllavi.
Shqiptarët në Jugosllavi që janë gati 3 milionë, banojnë prej she- kujsh në një territor kompakt, kanë kulturën, traditat, gjuhën e tyre të lashtë e origjinale. Ata përfaqësojnë kombin e tretë për nga numri i popullsisë pas serbëve e kroatëve. Janë, siç thuhet edhe në kushte- tuën e RSFJ elment konstituiv i saj.
Në vetë legjislacionin jugosllav popullsia shqiptare nuk është trajtuar e nuk është identifikuar me pakicat, por është trajtuar si kombësi më vete, gjë që ka gjetur shprehje edhe në të drejtën kushtetuese jugosllave, që e vë në një plan barazie me subjektet e tjera të Federatës Jugosllave.
Në një shtet shumëkombësh është e natyrshme që një komb të jetë në numër më të madh, një tjetër mesatar, e një tjetër më i vogël. Por kjo nuk do të thotë që këto në aspektin juridik e kushtetues nuk duhet të jenë të barabartë, që një duhet të trajtohet si shumicë e tjetri si pakicë, një të ketë më shumë të drejta e tjetri të mos ketë.
Jo vetëm urtësia politike dhe arsyeja e shëndoshë shtetërore, por edhe objektiviteti i pashmangshëm e kërkojnë që të gjitha kombet e kombësitë në një shtet shumëkombësh, pavarësisht se kur janë formuar e si janë formuar, pavarësisht nga farefisnia e tyre, nga zhvillimi ekonomik
e kulturor, duhet të gëzojnë të njëjtin status juridik e shoqëror. Atyre duhet t’u lejohet të vetqeverisen, t’u njihet e drejta t’i zgjidhin në mënyrë të pavarur problemet e veta.
Ekziston dhe një tezë tjetër mjaft spekulative. Thuhet se serbët largohen nga Kosova nën presionin e shqiptarëve. Ky pretendim përfaqëson një deklaratë bajate dhe boshe. Është e vërtetë se nga Kosova janë larguar mjaft serbë, por jo më pak janë larguar shqiptarë. Në- qoftëse serbët e larguar nga Kosova numërohen me dhjetëra mijë, shqiptarët numërohen me qindra mijë.
Shumica e mërgimtarëve të Kosovës ka arsye ekonomike. Krahina e tyre është e pazhvilluar, e prapambetur dhe pa ndonjë perspektivë të afërt përparimi. Serbët gjejnë punë shumë më të mira në Beograd, Nish, Kragujevac e krahina të tjera të Serbisë, ku ka pasur një industrializim të shpejtë e intensiv.
Fenomeni i boshatisjes së zonave të varfra fshatare dhe dyndja në zonat e zhvillimit industrial nuk është një fenomen vetëm jugosllav. Por është me të vërtetë një fenomen jugosllav ai që edhe një fakt të tillë tipik social, atje e kthejnë në një fakt politik, në një motiv për shtypjen kombëtare të një popullsie të tërë, siç po ndodh në Kosovë me shqiptarët.
Por në Jugosllavi ka edhe një të vërtetë tjetër për të cilin mbahet heshtje. Nga Kosova për në Turqi që nga viti 1945 e deri më sot me dhunë janë dëbuar disa qindra mijë shqiptarë, të cilëve u është hequr nënshtetësia jugosllave dhe u është mohuar e drejta e kthimit, gjë që nuk ka ndodhur me emigrantë të tjerë jugosllavë.
Realiteti historik e faktik nuk ndryshohet me propagandë, ai nuk ndryshohet as me dhunë. Nga ky parim e nga kjo eksperiencë jemi nisur kur themi se pa shqiptarët e më tepër kundër tyre problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet, se nuk mund të zgjidhen as problemet e tjera të Jugosllavisë.
Po kështu nga kjo jemi nisur kur kemi thënë se problemet që kanë lindur sot në Kosovë e në Jugosllavi duhet të trajtohen me urtësi politike, me realizëm, me objektivitet, se duhet të kihet një kuptim i drejtë i së ardhmes dhe jo shikim prapa, se e kaluara historike mund të shërbejë për të nxjerrë mësime, por jo për të zgjidhur probleme aktuale duke përsëritur mekanikisht atë.
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë. Nuk ka ndërhyrë, pse mosndërhyrja në punët e të tjerëve, përbën një nga parimet konstante e themelore të politikës së saj të jashtme. Nuk ka ndërhyrë pse ajo dëshiron stabi- lizimin e Jugosllavisë, të Ballkanit e të Evropës. Kjo nuk është një parullë propagandistike, por një qëndrim që rrjedh nga një arsyetim i thjeshtë politik. Destabilizimi i Jugosllavisë dhe përzierja eventuale e të tjerëve në zhvillimet që do të rridhnin nga kjo, do t’i sillte rreziqe edhe Shqipërisë fqinjë.
Shqipëria socialiste ka deklaruar se është e gatshme ta ndihmojë Jugosllavinë me se mundet, por jo në kurriz të Kosovës. Edhe sikur ta bënte këtë, asgjë nuk zgjidhej. Do të ishte një veprim, veç të tjerave, që do të shkonte në sens të kundërt me zgjidhjet realiste e objektive që nevojiten për kapërcimin e krizave të saj. Zjarret në Jugosllavi nuk do të shuheshin. Fakt është se nga Kosova flakët e grindjeve nacionale po përhapen në tërë Jugosllavinë, se në pikëpyetje janë vënë tashmë të drejtat kombëtare e demokratike jo vetëm të shqiptarëve, por edhe
popujve të tjerë të saj. Jugosllavia është një shtet i përbërë nga shumë kombe, me karakteristika kombëtare shumë të forta, me kultura origjinale të veçanta, të lashta e të qëndrueshme, me gjuhë e besime të ndryshme, është e për bërë nga popujt që kanë simpatira, miqësira e lidhje ndërkombëtare
të ndryshme. Bashkëjetesa e tyre, bashkëpunimi i tyre, harmonia e tyre të vetmen bazë që mund të kenë, mund të jetë një bazë politike që mban parasysh interesat e të gjithë popujve, një bazë që të ketë një emërues të përbashkët jugosllav.
Problemi në se Jugosllavia do të ishte një shtet nën sundimin e monarkisë serbe ose të një hegjemonie të çfarëdollojshme të Serbisë, apo një federatë të ndërtuar mbi bazën e një autonomie të gjerë të kombeve, u zgjidh që në kohën e luftës antifashiste.
Ky ishte problemi themelor i Luftës Nacionalçlirimtare. Për zgjidh- jen e tij popujt e Jugosllavisë bënë sakrificën më të madhe duke dhënë 1 milion e 700 mijë të vrarë. Dhe u zgjidh në favor të sistemit federativ që njihte të drejtat kombëtare të të gjithë popujve pa përjashtim, të serbëve, kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve, maqedonasve, shqiptarëve e të tjerë, që njihte barazinë e autonominë e tyre. Këto parime u sanksionuan nga vendimet e AVNOJ-it dhe u ligjëruan më tej në kushtetu- tat jugosllave që u aprovuan më vonë. Mbi këtë bazë Jugosllavia ka jetuar e është zhvilluar deri më sot.
Mirë ose keq me këtë sistem shtetëror Jugosllavia siguroi në radhë të parë një bashkëjetesë të pranueshme nga të gjitha kombet e saj, një njohje ndërkombëtare të plotë dhe pa snjë pretendim ndaj saj, një zhvillim normal ekonomik e kulturor. Prandaj çdo shtypje kombëtare çdo përpjekje për t’i asimiluar kombet e tjerë në emër të çdo ideologjie që të bëhet, do të ngjallte rezistencë, grindje e konflikte, të cilat do të çonin jo në forcimin e të ashtuquajturit “unitet shtetëror”, “popullor”, “politik”, «ideologjik», por në një situatë e cila është vështirë të me- rret me mend se në ç’pasoja të brendshme e të jashtme mund të çojë.
(Marrë nga gazeta «Zëri i Popullit datë 3 shtator 1989)
Përgaditi për botim,
Flora Agolli,
Tiranë, 15 Maj 2025!