
“Apple” zbulon kompjuterin e parë me M1
Gjiganti teknologjik, “Apple”, së fundmi ka zbuluar se do të krijojë kompjuterin e parë Mac, i cili fuqizohet nga çipi i llojit të vet.
Në qershor, kompania dha lajmin se do të ndërronte proçesorin Intel që e përdorte që në 2006.
Sipas kompanisë, benefitet e çipit të ri M1, janë jetëgjatësia e baterisë, zgjimi i menjëhershëm nga komanda “sleep mode”, si dhe aftësia për të punuar me programet IOS.
Në website e “Apple” thuhet se do të shitet vetëm ky lloj MacBook Air, por do vazhdojë të ofrojë dy pajisjet e tjera me çip Intel si opsion.
Fakti që nuk u përmendën versionet e iMac dhe Mac Pro, shtynë njerëzit të mendojnë se “Apple” po pret për të përdorur versione më të avancuara të çipit në to.
Mac-ët e rinj do të dalin në treg javën tjetër. Do të operojnë me sistemin MacOS Big Sur, që pritet të lançohet këtë të enjte./tvklan.al/