Aprovohet rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AKP

01 dhjetor 2022 | 12:53

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka marrë vendime të rëndësishme.

Në këtë mbledhje, bordi ka aprovuar rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AKP, planin vjetor të punës dhe performancës së AKP-së për vitin 2023, transaksionet e shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 60, si dhe ka aprovuar raportin e komisionit të banesave për shitjen e 27 banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore në bazë të kërkesave të parashtruara nga shfrytëzuesit legal të tyre sipas procedurave ligjore në fuqi.

Në lidhje me procesin e likuidimit, Bordi i AKP-së ka aprovuar inicimin e procedurave të likuidimit për ndërmarrje shoqërore/asete: Industria e Qeramikës KIS, Gjilan; “Gazela”, Prishtinë dhe “Sirovina Banat”, Prishtinë.

Bordi i AKP-së po ashtu u njoftua me raportet përfundimtare për NSh-të në likuidim: Kooperativa Bujqësore “Prapaçani” – KK Deçan dhe për NSh “KB Kuqishte” Pejë përderisa këto raporte përfundimtare dërgohen në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim dhe mbyllje të këtyre ndërmarrjeve.

Gjatë kësaj mbledhje u aprovuan edhe raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e këtyre ndërmarrjeve: NSh “Drita Hotel” Ferizaj; NSh “Duhani” Prishtinë; NSh “Shipad Komerc” Pejë; NSh “XIQ Karaqeva” Kamenicë.

Gjatë këtij takimi të bordit, menaxhmenti i AKP-së ka prezantuar raportin mujor të aktiviteteve për periudhën paraprake si dhe raportin mujor për NSh Brezovica, e cila është nën administrim direkt, ku janë duke u bërë përgatitjet për sezonin dimëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bankat komerciale në Kosovë deri në fund të muajit tetor…