
Arbnor Aliu rikthehet nga Gjermani, nënshkruan për Llapin
Arbnor Aliu është futbollisti më i ri i skuadrës së Llapit. Klubi llapjan ka njoftuar se e ka transferuar mbrojtësin e qendrës, Arbnor Aliu, i cili ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për vitin e tretë.
22-vjeçari rikthehet në Kosovë pas shumë vitesh karrierë në Gjermani, ku ka qenë pjesë e skuadrave: ESV Eintracht Hameln (2007–2011), HSC/BË Tündern (2011–2015), Hannover 96 (2015–2017), FC Schalke 04 (2017–2022), Holstein Kiel II (2022–2025).
“Me klubin gjerman Holstein Kiel II kemi arritur marrëveshje për transferimin e tij, pasi Aliu ndodhej ende nën kontratë. Në karrierën e tij ndërkombëtare, Aliu ka përfunduar të gjitha grupmoshat e reja me Kombëtaren e Gjermanisë (U15–U18), si dhe ka zhvilluar dy ndeshje me Kombëtaren e Kosovës U21. Pas negociatave të suksesshme, Aliu i është bashkuar zyrtarisht Llapit, i bindur nga projekti dhe ambiciet e klubit. Ai pritet të japë një kontribut të madh në objektivat tona për vazhdimin e sezonit. Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Arbnor!”, thuhet në njoftimin e Llapit.