Arda Turan emërohet trajner i Shakhtar Donetsk

28 maj 2025 | 11:13

Arda Turan i ka surprizuar të gjithë, teksa është emëruar zyrtarisht trajner i klubit ukrainas Shakhtar Donetsk.

Pas aventurës pozitive me Ejupsporin në Turqi, Arda ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke marrë drejtimin e klubit që ka fituar plot 44 trofe në histori, ku spikat trofeu i UEFA-s i fituar në sezonin 2008-2009. Gjithashtu Shakhtar ka fituar 15 kampionate, 15 Kupa të Ukrainës, 9 Superkupa dhe 4 Kupa Sovjetike.

Trajneri turk do të punojë për rikthimin e Shakhtar në krye të Premier Ligë ukrainase pas disa vitesh vështirësish. Këtë sezon, skuadra ukrainase, përfundoi e treta në ligë pas Dinamo Kyiv dhe Oleksandriya. Kjo është skuadra e dytë që 38-vjeçari do të drejtojë në karrierën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo…