Ardian Gjini jep betimin. Anton Shala zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal

18 dhjetor 19:34

Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit të ri të Komunës së Gjakovës, ku pos kryetarit Ardian Gjini, betimin e kanë dhënë edhe tridhjetë e pesë këshilltarët e rijnë komunal, të cilët do të kenë mandat katërvjeçar.

Sipas ligjit për qeverisje lokale, deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, i njëjti është kryesuar nga kuvendari më i vjetër në moshë, e që ishte Sadik Hoti nga LDK-ja.

Pas betimit të dhënë si kryetar, Ardian Gjini ka mbajtur një fjalë rasti ku ka shprehur falënderimet për punën e deritanishme të të gjithë kryetarëve të komunës.

Duke uruar për këshilltarët e rijnë komunal, kryetari Ardian Gjini është shprehur se të gjithë të zgjedhurit janë nderuar me besim nga qytetarët e komunës së Gjakovës, e që kjo nënkupton edhe obligim, e nëse bëhen bashkë nderimi dhe obligimi atëherë do të ketë pune të suksesshme në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Më pas është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës. Me 20 vota pro, në këtë post është zgjedhur Anton Shala nga PSHDK-ja, duke u radhitur i pari pas Edmond Dushit nga AKR-ja i cili mori vetëm 14 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria…