Ardian Ismajli rikthehet në stërvitje me Torinon

16 tetor 2025 | 13:50

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është rikthyer në stërvitje me skuadrën e tij, Torinon, pas një mungese nga një dëmtim muskular. 29-vjeçari ka pasur probleme fizike gjatë muajit shtator dhe për pasojë mungoi në grumbullimin e fundit të Kombëtares shqiptare për dy sfidat e rëndësishme kualifikuese të muajit tetor.

Mbrojtësi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është rikthyer në seancat stërvitore me grupin, duke vijuar përgatitjet.

Pavarësisht se është rikuperuar, trajneri i Torinos pritet ta ketë në dispozicion Ismajlin vetëm për ta aktivizuar nga stoli në ndeshjen e fundjavës.

Torino do të përballet të shtunën me Napolin, në një ndeshje të vështirë të kampionatit italian Serie A, ku objektivi i skuadrës është të grumbullojë pikë dhe të ngjitet në tabelë.

Megjithëse gjasat janë të vogla që Ismajli të jetë titullar, prania e tij në stol është një lajm i mirë si për klubin, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare, që po përgatitet për ndeshjet vendimtare të muajit nëntor.

Që prej transferimit të tij te Torino, Ardian Ismajli ka regjistruar tri paraqitje me fanellën e klubit italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…